Albatros Rexhaj: Kur aderoi Eliza në PDK, jam ndjerë shumë keq

Kosova

Albatros Rexhaj: Kur aderoi Eliza në PDK, jam ndjerë shumë keq

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:07
Eliza Hoxha me Kadri Veselin

Shkrimtari i mirënjohur Albatros Rexhaj, thotë se është normale që njerëzit e shoqërisë civile të kycen në politikë, por e njëjta nuk është edhe për artistët dhe gazetarët e shkrimtarët.

Këto komente ai i bëri në Click të RTV21.

“Mendoj që kalimi prej shoqërisë civile në politikë është e natyrshme sepse ata që merren me analiza të qeverisjes, ata bartin një qëndrim të caktuar dhe është e natyrshme në një moment të caktuar të kalojnë në politikë. Por janë disa vlera të shoqërisë, që njerëzit në imazhin e caktuar, konsiderojnë që të gjithë kanë hise, këtu hyjnë: artistët, sportistët, gazetarët.

“Në një moment të caktuar, ata kanë fansa, kanë njerëz që i simpatizojnë, njerëz që janë pjesë e jetës publike ose jo. Në momentin kur ata bëjnë një kalim ata gjithëmonë do të dëshpërohen Kur shoh disa kolegë të mi nga bota e artit, pastaj gazetaria, që janë në moshë të re dhe bëjnë një kalim që nëse nuk arrijnë sukses mund të kthehen, nuk kanë më shumë kredibilitet”, ka thënë Rexhaj.

“Kur ka aderu Eliza në PDK, unë jam ndje keq sepse unë nuk besoj që Eliza kthehet më në muzikë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat