Kuvendi i seancave të jashtëzakonshme, 28 vetëm në këtë legjislaturë

Kosova

Kuvendi i seancave të jashtëzakonshme, 28 vetëm në këtë legjislaturë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:13
Kuvendi i Kosovës

Por përkundër thirrjve të këtyre seancave, vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë problematike si pasojë e mungesës së kuorumit.

Vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti janë thirrur 8 seanca të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. E në shumicën e seancave edhe pse pati debate me orë të tëra, shumica nuk ato nuk patën rezultate për shkak të mungesës së kuorumit.

Edhe seanca e jashtëzakonshme e mbajtur sot, e cila zgjati me orë të tëra përfundoi pa nxjerrje të ndonjë rekomandimi.

Njëjtë ndodhi edhe me dy seancat e muajit të kalaur, ku u mbajt seancë e jashtëzakonshme lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara si dhe seanca lidhur me bllokimin e KQZ-së, seancë kjo në të cilën do të votohej një rezolutë për këtë temë.

Mirëpo, që të dy këto seanca kishin përfunduar pa nxjerrje të ndonjë rekomandimi si dhe pa votimin e rezolutës për zhbllokimin e KQZ-së, pasi që kishte mungesë kuorumi.

Por mbajtja e këtyre seancave konsiderohet e kotë, pasi vazhdimisht devijohen debatet dhe shfrytëzohen për të treguar folklorizmin e deputetëve.

Thirrja e seancave të jashtëzakonshme është parë si jo e duhur nga analistët politikë në vend.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, duke folur për seancat e jashtëzakonshme për lajmi.net ka thënë se duke e pasur parasysh se Kuvendi nuk po funksionin rregullisht është gjetur, siç thotë ai, një zgjidhje për seanca të jashtëzakonshme.

Mushkoja duke folur për seancën e sotme ka thënë se deputetët janë mbledhur që të diskutojnë, por jo që mund të gjejnë ndonjë zgjidhje.

“Duke e pasur parasyshë se Kuvendi nuk po funskionin rregullisht, ashtu sic duhet, edhe ne e dim se opozita vazhdimisht e ka bllokuar punën e Kuvendit, kur është dashur që të dikutohet për cështje të ndryshme, në raste të caktuara edhe paritë e koalicionit qeveritarë e kanë gjetur një farë zgjidhje këtë thirrjën e seancave të jashtëzakonshme. Psh kjo seanca e jashtëzakonshme që është duke u diskuatuar për ikjen e të kosovarëve, kjo për mua është shumë e kot, se edhe ashtu Kuvendi, deputetët janë mbledhur që të diskutojnë, por jo që mund të gjejnë ndonjë zgjidhje, thjeshtë i marrin meditjet që i kanë edhe gjithcka përfundon. Aq më teper ky problem nuk zgjidhet me rezoluta qyhspropozohet”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, deputetët e kanë gjetur mënyrën për t’i mbajtur seancat (këto të jashtëzakonshmet). Pasi siç thotë ai, të njëjtit deputet nuk po arrijnë që të mbajnë seancat e rregullta.

“Pra Kuvendi, deputetët e kanë gjetur si një mënyrë për me i majtë seancat, (këto seanca të jashtëzakonshme). E në anët tjetër të njëjtit deputet nuk po arrijnë që të mbajnë seanca të rregullta edhe ne e dim që në seanca të rregullta ka pika që nuk kanë arrit ende të diskutohen dhe janë në rend të ditës tash e sa muaj. Pra është një farë llojë të them hipokrizie e disa grupe të caktuara të deputetëve, të cilët dëshirojnë me këtë formë të krijojnë përshtypjen sikur janë duke punuar dhe sikur po interesohen për qytetarin, ndërkohë që kur vije rasti, të mblidhen dhe të diskutojnë për çështje të rëndësishme bllokojnë seancat herë njëra herë pala tjetër”, ka thënë Mushkolaj.

Në përgjithësi Kuvendi ka mbajtur mbi 41 seanca plenare, ndërsa 3 seanca solemne. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat