Tasholli: Vetëvendosje mund t’i ofrojë Shqipërisë vetëm praktikën e protestave

Kosova

Tasholli: Vetëvendosje mund t’i ofrojë Shqipërisë vetëm praktikën e protestave

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:37
Ismail Tasholli

Analisti Ismail Tasholli ka thënë se Vetëvendosje nuk ka mendime politike sepse ajo është vetëm interpretuese e interesave të saj partiake.
Tasholli pohoi se ndonëse mund të ketë një Qendër të Vetëvendosjes në Shqipëri, ajo atje do të ofrojë vetëm praktikën e protestave përvojë kjo e saj siç bëri në Kosovë.

”Është një kthesë para enigmatike. Nuk duhet të na ikë aspekti praktik i përvojës së Vetëvendosjes që ka krijuar në Kosovë dhe si do ta plasojnë atë në Shqipëri”.

”Është diskutabile mendimi politik i Vetëvendosjes sepse brenda saj ka mendësi filozofike. Vetëvendosje është vetëm interpretues i interesave të veta partiake”.

”Nëse shohim figurat kryesore të kësaj organizate, shohim qartë se mënyra si ata prezantojnë vetveten dhe detektojnë problemet është shumë e mbyllur e mbi këto premisa nuk mendoj që ish dashur dhe mund të funksionojë Vetëvendosje brenda Shqipërisë”.

”Përveç aktivizmit dhe përvojës së protestave, asgjë tjetër nuk do t’i ofrojë Shqipërisë. Ajo cka Vetëvendosjen do ta profilizonte është kontradikta”.

”Nuk duhet t’i reduktojmë pritjet tona mbi nocionin e ndershmërisë. Po konstatojmë PSD-ja është gjysma e Vetëvendosjes, dhe ata nuk mendojnë që Albin Kurti është i ndershëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat