IPKO-Stacionet Agrare me të dhëna të rëndësishme për rajonin e Rahovecit

Kosova

IPKO-Stacionet Agrare me të dhëna të rëndësishme për rajonin e Rahovecit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:09
Foto

Kësaj radhe informatat janë nxjerrë për komunën e Rahovecit, të cilat janë në interes të fermerëve që kultivojnë Hardhinë e Rrushit. Kushtet Agrologjike nga dita e Premte e deri të Hënën do të jenë të njëjta, me vranësira dhe reshje shiu të kohëpaskohshme.

Temperatura mesatare gjatë këtyre ditëve do të jetë rreth 19˚C, kurse nga e Marta, temperaturat do fillojnë të ngritën. Gjatë javës së ardhshme do të ketë vranësira, por temperaturat do te ngritën në 20˚C. Ndërsa reshjet e shiut do të jenë minimale.

Parashikimi Agrologjik “Rahovec”

Temperatura e AjritTemperatura e TokësSasia e ReshjeveLagështia e Gjetheve

19˚C (mesatarja)13˚C (mesatarja)PrezentePrezente

Mesatarja e temperaturës së tokës do të jetë 13˚C, më se e mjaftueshme për mugullimin e farave. Po ashtu për fermerët të cilët merren me mbjelljen e perimeve, kushtet janë të përshtatshme për vazhdimin e mbjelljeve në tunelet e ulëta.

Tek fermerët vreshtar, informatë e rëndësishme është prezenca e lagështisë në gjethet e reja të Rrushit. Pas lagies së gjetheve dhe ngritjes së temperaturave, kushtet fillojnë të bëhen më të përshtatshme për paraqitjen e hershme të sëmundjeve tek hardhia. Ndërsa ditët me diell javën që vjen, krijojnë kushtet optimale për spërkatje.

Nga ana tjetër, toka ka një sasi te konsiderueshme të lagështisë, gjë që e bënë më të lehtë mirëmbajtjen e rendave në Vreshta, siç është heqja e barojave (barërave të këqija). Kjo, krijon kushte më të lehta edhe për kryerjen e plehërimeve tek hardhia, për ata qe ende nuk e kanë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat