Ministri Ismaili prezanton projektin për investime në QKUK dhe infrastrukurë për spitalet tona

Kosova

Ministri Ismaili prezanton projektin për investime në QKUK dhe infrastrukurë për spitalet tona

Nga: A.SH Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:20
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar sot projektin që i hapë rrugë dhe parasheh një investim të kredisë prej 50 milionë euro në pajisje dhe infrastrukurë për spitalet tona.

Përmes një postimi në facebook, Ismaili ka shkruar se, me këtë investim, shëndetësia jonë do të jetë në gjendje të kapërcej mungesat e mëdha të krijuara nga buxheti i vogël shumëvjeçar dhe të krijoj shërbime dinjitoze shëndetësore.

Postimi i plotë:

Edhe një hap i madh konkret që përforcon sektorin e shëndetësisë si një prioritet kombëtar duke iu përgjigjur nevojave të mëdha sociale të qytetarëve tanë. Sot prezantuam projektin që i hapë rrugë dhe parasheh një investim të kredisë prej 50 milionë euro në pajisje dhe infrastrukurë për spitalet tona. 26 milionë euro për QKUK-në dhe 26 milionë euro të tjera për Spitalet e Përgjithshme që të modernizojmë pajisjet mjeksore dhe infrastrukurën spitalore. Me këtë investim, shëndetësia jonë do të jetë në gjendje të kapërcej mungesat e mëdha të krijuara nga buxheti i vogël shumëvjeçar dhe të krijoj shërbime dinjitoze shëndetësore. Qytetarët tanë do të marrin të gjitha shërbimet mjeksore në spitalet publike pa pasur nevojë që të shpenzojnë buxhetin e tyre familjar diku tjetër. Përmirësimi i shëndetit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve tanë do të mbetet prioriet deri në fund. #BashkëeNdreqim

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat