BE ua lehtëson punën gjykatave

Kosova

BE ua lehtëson punën gjykatave

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Gjykatave të Kosovës do tu lehtësohet puna me lëndët e vjetra penale. 50 konsulentë ligjor do ta asistojnë Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatat e Kosovës të digjitalizojnë të dhënat e vjetra penale që nga viti 1999, të rrisin standardet e gjyqësorit të Kosovës duke ndërtuar një softuer dhe duke përmirësuar kornizën legjislative.

Projekti Sistemi Qendror i Evidencës Penale i financuar nga BE-ja po zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Kosovo Legal Services Company.

Yolanta Christova – Udhëheqe e Projektit NCCR ka bërë të ditur se projekti është financuar fondet IPA të Bashkimit Ecropian, i cili është një nga instrumentet e shumta përmes të cilave BE është duke ndihmuar autoritetet kosovare për rritjen e standardeve të gjyqësorit.

Ndërkaq, Bardhyl Hasanpapaj – Zëvendës Udhëheqës i Projektit NCCR tregon se ky projekt ka treguar që është i suksesshëm në një vit e gjysmë që tashmë është duke u implementua.

“Përveç qytetarëve që kanë një benefit të jashtëzakonshëm si në aspektin kohor edhe saktësisë së këtyre çertifikatave, benefiti do të jetë shumë i madh sidomos për gjyqtarë dhe prokurorë dhe organet e tjera të ndjekjes penale apo shërbimet e tjera sekrete dhe ato të sigurisë kombëtare”, tregon Hasanpapaj.

Eksperte e IT-së në projektin NCCR, Blerta Berveniku fletë me shumë entuziazëm për suksesin e arritur në krijimin e një databaze ku do të regjistrohen të gjitha të dhënat e vjetra penale.

“Siç e shihni janë disa subjekte dhe sisteme me të cilat NCCR ndërvepron dhe mund ta shihni natyrën e ndërveprimit. Për shembull’; për një pëson juridik, sapo të ketë një përputhje të dhënat nxirren nga Agjencia e Regjistrimit Civil. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi duhet të jemi në gjendja ta identifikojmë plotësisht personin para se të lëshojmë certifikatën e të dhënave penale”, u shpjegon Berveniku konsulentëve unin që do të bëjnë në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat