Rrëfimi i studentit që u sulmua nga qentë në oborrin e fakultetit

Kosova

Rrëfimi i studentit që u sulmua nga qentë në oborrin e fakultetit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:45
Valdrini, rrëfen ngjarjen që la si pasojë, lëndimet në gishtat e dorës së djathtë. 

U detyrua që të ketë ndërhyrje kirurgjike në dorë.

E deri tek kjo erdhi pasi që studenti i Fakultetit të Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike,  Valdrin Januzi, të dielën paradite u sulmua nga disa qenë.

Pronarët e qenve kishin zgjedhur t’i shëtisin ata në oborrin e fakultetit.

Valdrini, rrëfen ngjarjen që la si pasojë, lëndimet në gishtat e dorës së djathtë. 

“Në momentin që jam kthy me u fut në fakultet, ktu në këtë vend I kom pa afër 7-8 qenë që kanë ardhë drejt meje…”

Ky student thotë se ajo që i ndodhi të dilen është një përvojë shumë e keqe, dhe se çuditet se si shpëtoi me kaq pak lëndime.

E qenët që e sulmuan Valdrin Januzin nuk kanë qenë endacak.

“Ideja e parë ka qenë me vazhdu në drejtim të pronarëve, jom rrzu dy herë, lëndimet e dorës I kam marr aty se jam rrzu shumë keq…”

Valdrini mban mend edhe pronarët e qenve, të cilët pas ngjarjes nuk i ka parë më.

“Kanë qenë një djal 20 vjecar, një gru edhe një plak pak ma i vjetër…”

Ai mori trajtim për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej aty, e lajmëroi  edhe rastin në polici.

“Kam qenë i zhgënjym nga ta, më thanë se llogaritet si kundërvajtje dënohet 30 ose 40 euro gjobë, mas asaj traume me u llogarit si normale….”.

Por, nuk janë vetëm studentët të rrezikuar. Fat pak më të mirë, pati një nga mirëmbajtëset e këtij fakulteti.

“U nisa me shku në shpi… taman dola te rruga mu qfuzën qentë, ken tuj m’cky mos ken studentat edhe kolegtë… Kur pe cojna bërllogun, plot qenë…”

Ani pse është kampus universitar, në këtë pjesë nuk lëvizin vetëm student e profesorë.

Për shkak të mungesës së rrethojës, qasje në oborr ka kushdo.

“Ka disa ide që të bëhet një plan me miratimin e Komunës e ku do të përfshihet edhe rrethoja dhe izolimi I hapësirave të kampusit të fakultetit…”.

Ndërkohë, në Policinë e Kosovës thonë se për rastin e sulmit të Valdrin Januzit, janë marrë masat e nevojshme.

Menjëherë me rastin janë marrë njësitet policore të cilat rreth orës 19:00, po të njëjtën ditë kanë ndërmarrë masat e nevojshme policore dhe në përputhje me ligjin për rend dhe qetësi publike, kundërvajtësit i është shqiptuar fletëparaqitje Vetë Valdrini, thotë se ka shpresa që rasti i tij të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë institucionale për këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat