Dëgjojeni rrëfimin e të riut nga Kosova që e mori patent-shoferin me para

Kosova

Dëgjojeni rrëfimin e të riut nga Kosova që e mori patent-shoferin me para

Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:47
Pamje e shkeputur nga video

Dëgjojeni rrëfimin e të riut që e mori patent-shoferin me para

Numri i madh i aksidenteve në komunikacion si dhe numri i atyre që përfundojnë me fatalitet ka shtuar pasigurinë e qytetarëve në komunikacion. Vetëm deri në javen e parë të këtij muaji kanë vdekur 26 persona në aksidente rrugore.

Emisioni UDHËVE ka arritur të i identifikojë disa raste te personave që në formë korruptive sot janë bërë me patent-shofer.

Një i ri në kushte anonimiteti rrëfen se si në formë të kundërligjshme e ka marrë patent-shoferin.

“Që kater vite jam kan në një auto-shkollë tjetër, jam rrëzu prej testit të parë edhe tani kam pritu me msu, kom dëgju që me pare mundesh me e marrë, jom shku e kom kontaktu edhe m’i ka lyp 400 euro, 200 mi ka lyp para se me hy në test, mas testit si e kom kalu i kom jap edhe 200 tjera”, rrëfen ai.

Ai thotë se ka edhe shumë të tjerë që e marrin patent – shoferin në formë të kundërligjshme, ndërsa thot se e gjithë forma korruptive shkon përmes instruktorit dhe ekzaminuesit të auto-shkolles.

“Instruktorit të qasaj auto-shkolles ja kom jap 200 tani si e kom kalu testin ja kom jap edhe 200 … Nuk e di me e cek me numra po ka edhe shumë të tjerë, shumica e të rinjve kom ni që janë t’u e bo qet sen, qat’here kur e kom marrë unë u kanë 400 e tash po thojnë që duhet 500 euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat