Nxehet ish-deputeti: Me lëndën edukata seksuale i prishni fëmijët, futeni në shkolla edukatën fetare

Kosova

Nxehet ish-deputeti: Me lëndën edukata seksuale i prishni fëmijët, futeni në shkolla edukatën fetare

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:59
Gëzim Kelmendi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi po kundërshton fuqishëm futjen e lëndës “edukata sekduale” në shkollat e Kosovës. Sipas tij kjo lëndë i shkatërron fëmijët dhe ua shkatërron moralin. Thotë se lënda që duhet të futet në shkollat tona është “edukata fetare”.

“E vetmja edukatë që ruan moralin, ruan shoqërinë dhe shtetin tonë është Edukata Fetare”, thotë Kelmendi.

Lexojeni të plotë reagimin e tij:

Tmerr dhe shkatërrim:

Kuvendi kërkon “Edukatën Seksuale” në shkolla.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë listuar 19 rekomandime Ministrisë së arsimit për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.

Një prej rekomandimeve është që “Edukata Seksuale ” të jet lëndë mësimore.

Para disa muajve deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar këtë që Kuvendi tani e ka miratuar, futjen e “Edukatës Seksuale” në shkolla.

Thënë të drejtën këtë e kam pritur prej VV-së. Ngase në VV muaj më parë akuzuan njëri tjetrin për orgji seksuale nëpër zyret e tyre.

Po kjo VV-ja në 2011 ka kundërshtuar futjen e Edukatës Fetare në shkolla.

Por nuk e prita edhe prej partive tjera!

Ndërsa Ministria e Arsimit ka deklaruar se janë duke bërë ndryshimin e kurrikulave arsimore që lënda e “Edukatës Seksuale” të mësohet që nga klasa e parë fillore.

Kjo do të zbatohet në planprogramin arsimor 2019-2020.

Kjo është tmerr. Ky është shkatërrim i fëmijëve.

Kjo shkatërron edhe më shumë moralin e të rinjëve të vendit tonë.

E vetmja edukatë që ruan moralin, ruan shoqërinë dhe shtetin tonë është Edukata Fetare.

Shikoni baballarët dhe nënat tona, gjyshërit dhe gjyshet tona.

Ata ishin shembulli më i mirë sa i përket ruajtjes së moralit.

Ata nuk kishin “Edukatë Seksuale” në shkollat e tyre.

Por ata ishin të edukuar mirë në aspektin fetar.

Ne duhet ta ndjekim rrugën e baballarëve dhe nënave tona, gjyshërve dhe gjysheve tona në ruajtjen e moralit.

E jo rrugën e atyre që femrën e konsiderojnë objekt të reklamimit, shfrytëzimit, lëshimit dhe nënçmimit.

Femra është shtylla e shoqërisë sonë.

Femra meriton më shumë dhe më mirë.

Mos i shkatërroni fëmijët tanë.

Mos iu shkatërroni moralin.

Mos e shkatërroni vendin tonë që është i ujitur me gjakun e dëshmorëve.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat