Tahirsylaj do t’ju befasojë me parashikimin e tij për motin - Bota Sot
Tahirsylaj do t’ju befasojë me parashikimin e tij për motin

Kosova

Tahirsylaj do t’ju befasojë me parashikimin e tij për motin

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:56
Ilustrim

Java e tretë e muajit prill do të vazhdojë me temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar se si do të jenë temperatura gjatë javës si dhe kur pritet të përmirësohet moti

Tahirsylaj ka treguar se Kosova do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ulët të shtypjes atmosferike, ku si pasojë e kësaj do të vazhdojnë reshjet e shiut.

“Vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës së ultë të shtypjes atmosferike, për rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm do të ketë reshje shiu, intervale të shkurta kohore me diell, ulje të temperaturave por jo ekstreme”, ka thënë Tahirsylaj

Ai thekson se jemi në fazën e ngricave pranverore, prandaj do të ketë temperatura më të ulëta.

“Jemi në fazën e ngricave pranverore që fillojnë me datën 15 dhe përfundojnë me 18-19. Temperatura më e ulët do të jetë -1 gradë celsius në ultësira,  ndërsa në vendet kodrinore malore -3. Temperatura maksimale do të shkojë deri në 11 gradë celsius”, ka theksuar Tahirsylaj.

Tahirsylaj thotë se ngricat pranverore mund të shkaktojnë edhe dëme, prandaj këshillon që rë merren masa mbrojtëse.

“Ngricat mund të shkaktojnë dëme, preferohet të merren masa mbrojtëse, si djegia e kashtës, spërkatja dhe një metodë e re që është me antifriz që ndikon pozitivisht që të mos dëmtohen pemëtaria e vendit”, ka thënë Tahirsylaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...