Përplasje fizike mes PDK-së në Skenderaj, anulohet votimi!

Kosova

Përplasje fizike mes PDK-së në Skenderaj, anulohet votimi!

Më: 14 prill 2019 Në ora: 18:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me tensione e përplasje është zhvilluar sot gara për të zgjedhur kryetarin e fshatit të Klinës së Epërme të komunës së Skenderaj.

Mirëpo, për PDK-në çdo gjë nuk ka shkuar edhe aq mirë. Kuvendi i cili kishte filluar për të zgjedhur një kryetar, në fund ka përfunduar me përplasje.

Fizikisht është sulmuar Kryetari i të të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Sipas burimeve dhe videos që ka siguruar shihet edhe një pjesë nga ky moment.

Tensionet thotë ky burim kanë ardhur ndërmjet grupeve të Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut.

Sipas të njëjtave burime, në këtë votim pjesë kanë marrë edhe njerëz nga fshatra tjera. Thuhet që ata kanë ardhur me porosi për të ndikuar në votim. Kjo siç shprehet burimi, ka qenë edhe arsyeja e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat