Plaçkitet një veturë në Gjilan, thuhet të jetë e vëllait të Agim Ramadanit - Bota Sot
Plaçkitet një veturë në Gjilan, thuhet të jetë e vëllait të Agim Ramadanit

Kosova

Plaçkitet një veturë në Gjilan, thuhet të jetë e vëllait të Agim Ramadanit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 22:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shumta janë rastet e thyerjeve të veturave, vjedhjeve të tyre, por edhe gjësendeve që njerëzit lënë në to.

Një rast i fundit ndodhi në Gjilan, ku një mërgimtar kishte parkuar veturën në afërsi të një qendre tregtare, e një person i dyshuar i thyen xhamin dhe i merr një çantë dore e cila ishte në të.

Video e momentit është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se si personi në fjalë thyen xhamin dhe kryen vjedhjen.

E, sipas personave të njohur me këtë rast, thuhet se vetura të cilës iu thye xhami është në pronësi të vëllait të dëshmorit të kombit, Agim Ramadani (Katana), i cili nuk jeton në Kosovë.

“Nëse e njeh dikush këtë veturë Audi A3 651KS351, tabelat që nuk jemi shumë të sigurt se nuk po shihet mirë, lajmërohuni në këtë numër: 045824060”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...