KQZ-ja kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në katër komunat

Kosova

KQZ-ja kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në katër komunat

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:09
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me rolin këshillues të OSBE-së në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Siç njfton kumtesa, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se roli i OSBE-së në këto zgjedhje, vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve, është në funksion të organizimit sa më të mirë të tyre.

Në fund, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që kryetarja e KQZ-së të komunikojë me drejtues të Misionit të OSBE-së në Kosovë për të formalizuar bashkëpunimin.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja mori vendim për miratimin e specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet në këto katër komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat