Shënohet 20-vjetori i Betejës së Zhegocit

Kosova

Shënohet 20-vjetori i Betejës së Zhegocit

Nga: Fitim Redenica Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:27
Shënohet 20-vjetori i Betejës së Zhegocit

Është shënuar 20-vjetori i Betejës së Zhegocit, i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve, veteranë të luftës së UÇK-së, veprimtarë dhe shumë qytetarë.

Në emër të Komunës së Gjilanit pjesmarrës ishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit z. Arbër Ismajli, dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal znj. Shpresa Kurteshi Emini. 

Arbër Ismajli, Betejën e Zhegocit e ka vlerësuar si Betejë të Lavdisë dhe njëkohësisht reflektim për angazhim edhe më të madh në zhvillim të vendit dhe ardhmërisë.

“Konsideroj se gjithçka që sot kemi dhe zhvillojmë është meritë e gjakut të dëshmorëve, dhe të rënëve për liri. Ai po ashtu ka thënë se institucionet e vendit, duhet të jenë gjithnjë në shërbim të vlerave të larta të luftës, të sakrificës dhe veprës më sublime e një vendi, i cili lufton për lirinë e vet dhe këtë e arrin edhe me mbështetjen e botës perëndimore”, ka deklaruar ai.

Ndërsa para të pranishmëve znj. Shpresa Kurteshi Emini ka deklaruar se është një ritakim në 20 vjetorin e Betejës së Zhegocit , për të rikujtuar të gjithë të rënët për liri dhe reflektimin për punë dhe angazhime.

“Ne do të ndrojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”.

Ndryshe, nënkryetari Arbër Ismajli së bashku me përfaqësuesit e institucioneve lokale kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në lagjen “Dardania” janë zbuluar bustet e dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat