Komuna e Obiliqit sot ka pranuar një autoambulancë si donacion nga një qytetar i cili jeton në Suedi.
Nënkryetari i kësaj komune, Ibush Mjekiqi, falënderoi për donacionin Shaban Krasniqin nga fshati Breznicë i cili jeton në Suedi.
Mjekiqi, së bashku me drejtorin e QKMF-së, e falënderuan donatorin dhe e njoftuan për nevojën dhe shërbimet që do të realizojnë me autoambulancën e dhuruar.