Gashi: Përuruam edhe një terren të bukur sportiv në Kaçanik

Kosova

Gashi: Përuruam edhe një terren të bukur sportiv në Kaçanik

Nga: Z.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:35
Foto

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë përuruar sot fushën e futbollit në Kaçanik, përcjell “Bota sot”.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, kanë nënshkruar edhe memorandume për financimin e projekteve: Ndërtimi i Stadiumit faza dytë, Terreni Sportiv si dhe Qendra Rinore në Kaçanik. Pjesë e këtij përurimi ishte edhe kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin Kadri Veseli dhe Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, përuruam edhe një terren të bukur sportiv në Kaçanik, pjesë e investimeve të Ministrisë së Sportit, në kuadër të projekteve për ngritjen e infrastrukturës sportive. Po ashtu nënshkrova edhe memorandume për financimin e projekteve: Ndërtimi i Stadiumit faza dytë, Terreni Sportiv si dhe Qendra Rinore në Kaçanik, të cilat në total kapin vlerën 1.1 milion euro. Investimet në sport e në rini i takojnë Dekadës së Re. KG

 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat