Haskuka: Mbështetja e familjeve kuksiane gjatë eksodit nga Kosova, do të mbahet mend gjithmonë

Kosova

Haskuka: Mbështetja e familjeve kuksiane gjatë eksodit nga Kosova, do të mbahet mend gjithmonë

Nga: A.SH Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:37
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, mbështetja e familjeve kuksiane gjatë eksodit kosovar, të cilat hapën dyert e shtëpive të tyre për vëllezërit e dëbuar nga Kosova, do të mbahet mend gjithmonë.

Ai më tej shkruan se, edhe para 20 viteve, edhe më herët se kaq, por edhe sot, kemi dëshmuar se ne kurrë nuk kemi qenë të ndarë dhe çdo herë e më shumë jemi të bashkuar.

Postimi i plotë:

Mbështetja e familjeve kuksiane gjatë eksodit kosovar, të cilat hapën dyert e shtëpive të tyre për vëllezërit e dëbuar nga Kosova, do të mbahet mend gjithmonë.

Rrallë kush në botë ka parë një solidarizim të tillë, ashtu sikur ai në Kukës, kur më shumë se 800 mijë kosovarë gjetën strehim larg shtëpive të tyre.

Edhe para 20 viteve, edhe më herët se kaq, por edhe sot, kemi dëshmuar se ne kurrë nuk kemi qenë të ndarë dhe çdo herë e më shumë jemi të bashkuar.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat