Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Kosova

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në natën e së martës, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur për media se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Lupç, në Komunën e Podujevës.

Nuk dihet tani për tani asgjë rreth pasojave të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar një kolonë të madhe.

Megjithatë, autoambulancat janë parë te vendi ku ka ndodhur aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat