Selmanaj: Qeveria do të ndihmojë sektorin privat që t’i rris pagat

Kosova

Selmanaj: Qeveria do të ndihmojë sektorin privat që t’i rris pagat

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:32
Rasim Selmanaj

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se Qeveria do t’a ndihmojë sektorin privat në rritjen e pagava minimale.

“Kjo temë është sfidë për sektorin privat por edhe për Qeverinë, jemi vonuar me këtë pasi shumë punëtorë ndihen të diskriminuar me pagat”.

“Gjendja e punëtorëve por edhe kushtet e tyre në punë është shumë e keqe dhe diskriminuese pasi në raport me institucionet shtetërore mund të ndihen të diskriminuar”, deklaroi Selmanaj.

Selmanaj theksoi se Qeveria ashtu siç e dërgoi përpara Ligjin për Pagat ashtu do të ndihmojë rritjen e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat