20 vjet nga vrasja e djegia e 54 civilëve në Poklek, flasin të mbijetuarit - Bota Sot
20 vjet nga vrasja e djegia e 54 civilëve në Poklek, flasin të mbijetuarit

Kosova

20 vjet nga vrasja e djegia e 54 civilëve në Poklek, flasin të mbijetuarit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

54 anëtarë të familjes Muqolli janë pushkatuar e më pas djegur në Poklek të Drenasit. Me 17 prill të vitit 1999, ishte në shtëpi me familjen e saj. Por, 20 vite më vonë Lumnije Muqolli po i viziton ata tek varrezat.

Kjo për arsye se forcat serb në atë kohë asaj ia vranë po thuaj se të gjithë familjen.

Madje, Lumnija pa të gjithë familjarët e saj teksa vdisnin nga plumbat e forcave serbe në Poklek të Drenasit.

Pos kësaj, ajo tregon të ketë qëndruar në atë ambient për orë të tëra duke tentuar t’u ndihmonte familjarëve.

Mirëpo, ajo arriti të largohej bashkë me vajzën e saj 4 vjeçare dhe nipin para se edhe një herë aty të ktheheshin forcat serbe.

Familja Muqolli u vranë dhe u dogjën në shtëpinë e tyre, bashkë me disa mysafirë që ishin atë ditë në këtë familje.

Ata u grumbulluan në shtëpi nga forcat serbe e më pas u sulmuan nga të gjitha anët.

Edhe sot e kësaj dite, në bodrumin e shtëpisë mbeten shenjat e gjakut që u derdh aty nga fëmijë e gra.

Valdet Muqolli, kushëri i viktimave mban mend kohën kur u nda nga kolona dhe familjarët e tij, që u masakruan ditën e 17 prillit.

Edhe Rrahman Muqolli po qëndron pranë varreve të familjarëve të tij.

Ai në atë kohë nuk ndodhej në vendlindje. Mirëpo, tregon për të gjithë familjarët që humbi në këtë ditë.

Në Poklek u vranë 54 civil të pafajshëm.

Të mërkurën u mbajt edhe në Akademi përkujtimore për të nderuar të rënët e kësaj masakre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...