I riu nga Mitrovica kërkon punë: Jetoj me njërin prind dhe tjetrin gati në shkallë invaliditeti - Bota Sot
I riu nga Mitrovica kërkon punë: Jetoj me njërin prind dhe tjetrin gati në shkallë invaliditeti

Kosova

I riu nga Mitrovica kërkon punë: Jetoj me njërin prind dhe tjetrin gati në shkallë invaliditeti

Më: 18 prill 2019 Në ora: 00:25
Fatlum Sadiku

Një i ri nga Mitrovica, i diplomuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Fatlum Sadiku i është drejtuar publikisht kompanive mediale dhe Shtëpive Botuese, me qëllim gjetjen e një vendi pune.

Sadiku, i cili përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka treguar se momentalisht është i papunë, ka thënë se jeton me dy prindërit – njëri invalid dhe tjetri “në shkallë gati invaliditeti” – dhe se gjendja financiare e familjes së tij është duke u rënduar.

“Thirrje publike kolegeve gazetare dhe miqeve te Shtepive Botuese”, ka nisur shkrimin e tij, Fatlum Sadiku. “Tanimë disa prej jush e dini, se po mbushen 1 vit prejse jam i papune. Gjendja financiare e familjes time sa vjen e po rendohet.”

“Për te mos mjaftuar kjo, jetoj me njërin prind invalid dhe tjetrin ne shkalle gati invalidteti, dhe udhëtoj. Të vetmet të ardhura janë pensionet e tyre”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka thënë se mund të kontribuoj në fushën e kulturës në media, po ashtu edhe si përkthyes në shtëpitë botuese.

“Meqë nuk besoj ne konkurset e shpallura publikisht, iu drejtohem me shumë mirësi juve si dy dyer punëdhënëse: mund të jem ne shërbimin tuaj me gjysmeorari ose orar te plote (varesisht si mirremi vesh), si kontribuues ne fushën e kulturës apo përkthimit të librave/botimeve. Kjo meqë këto janë te vetmet fusha ku gjej veten”, ka thënë Sadiku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...