Nis stërvitja shkollore për tërmete

Kosova

Nis stërvitja shkollore për tërmete

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:39
Nis stërvitja shkollore për tërmete

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioni përgjegjës i emergjencave i Republikës së Turisë AFAD, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë filluar zbatimin e projektit “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”.

Ky projekt ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me simulator për tërmete.

Sipas njoftimit të MPB-së, trajnimi do të zgjas pesë javë, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe automjeti me simulator nga Turqia do të qëndrojë në  Kosovë.

“Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve, se si duhet të sillen dhe të  mbrohen në rastet e tërmeteve. Në kuadër të këtij ushtrimi janë paraparë të përshihen rajoni i Gjilanit në pesë komuna, rajoni Prishtinës në pesë komuna, rajoni i Mitrovicës në pesë komuna, Rajoni i Pejës në pesë komuna dhe rajoni i  Prizrenit në pesë komuna”, thuhet në njoftim.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të prioriteteve të veta strategjike, thotë se vazhdimisht harton plane të ushtrimeve operative, me qëllim të parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për përgatitjen e qytetarëve në rast se vendi ynë mund të ballafaqohet me ndonjë fatkeqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat