Në Skënderaj, fondacioni “Solon” dhuroi 140 kompjuterë për Gjimnazi “Anton Çetta”

Kosova

Në Skënderaj, fondacioni “Solon” dhuroi 140 kompjuterë për Gjimnazi “Anton Çetta”

Nga: A.SH Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:22
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin për Arsim, Bekim Latifi vizituan Gjimanzi “Hamëz Jashari” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Anton Çetta”.

Jashari përmes një statusi në facebook, ka shkuar se, fondacioni “Solon” dhuroi 140 kompjuterë për Gjimnazi “Anton Çetta”.

Postimi i plotë:

Bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin për Arsim, Bekim Latifi, kemi vizituar shkollat e mesme të qytetit tonë, Gjimanzi “Hamëz Jashari” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Anton Çetta”, ku kemi parë nga afër kushtet e nxënësve në procesin e mësim-nxënies dhe mësimdhënies në aspektin praktik, pas donacionit nga Fondacioni “Solon”, prej 140 kompjuterëve.

Donacionet e këtilla janë të mirëpritura, pasi ndihmojnë punën e teknologjisë në shkollat tona, duke kalitur nxënësit në jetën e tyre profesionale.

Vetëm pak ditë më parë, ne kemi ndarë 164 bursa për studentë të komunës sonë, çka tregon përkushtimin e qeverisjes sime ndaj arsimit.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat