Ministria e Kulturës investon në disa projekte në Deçan

Kosova

Ministria e Kulturës investon në disa projekte në Deçan

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:49
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, të enjten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Deçanit.

Kjo marrëveshje ka për bazë projektin “Ndërtimi  i Qendrës Rinore në Deçan”.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se këto projekte do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të kësaj komune.

Ramosaj: Ky memorandum do të ketë impakt të madh në zhvillimin kulturor

“Ne sot kemi arrit t’i nënshkruajmë memorandume bashkëpunimi  mes komunës dhe Ministrisë, të cilat projekte do të kenë, një impakt shumë të madh në zhvillimin kulturor të komunës së Deçanit. Bëhet fjalë për Qendrën Rinore, e cila do të jetë qendra që do të përmbush nevojat e rinisë. Mirëpo, të ardhmen do të jetë qendra më interesante në Republikën e Kosovës”, tha Ramosaj.

E, sa i përket palestrës sportive, e cila ka filluar punimet në vitin 2008, Ramosaj tha se bazuar nga zotimet e e  ministrit Gashi, gjatë shtatorit të këtij viti do të jetë e përfunduar.

Për një gjë të tillë u zotua edhe vet ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Gashi: Jemi të përkushtuar që gjatë këtij viti t’i përfundojmë të gjitha palestrat e Kosovës (Video)

“ Vizita ime ka të bëjë me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të financimit të disa projekteve sportive, por në të njëjtën kohë për të parë më afër punimet të cilat janë zhvilluar deri më tani në palestrën sportive të Deçanit, një objekt që ka zgjatur për rreth më shumë se 10 viteve. Jemi të përkushtuar dhe të vendosur që këtë vit të përfundojnë të gjitha palestrat e Republikës së Kosovës. Dhe të shohim nga afër pse nuk ka përfunduar ky projekt që një dekadë”, ka theksuar Gashi.  

E, sa i përket memorandumit të bashkëpunimit të projektit “Ndërtimi  i Qendrës Rinore në Deçan”, ai tha se kjo qendër do të plotësoj edhe kërkesat e të rinjve të Deçanit.

Gashi: Në bazë të kësaj marrëveshje, do të arrihet edhe finalizimi i projektit të palestrës

“ Bashkë me kryetarin sot kemi nënshkruar disa marrëveshje të bashkë-financimit për disa projekte shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën sportive, ka të bëjë me ndërtimin e stadiumit të qytetit, po ashtu me objektin e qendrës rinore, një objekt i cili do të jetë i bukur dhe do të plotësoj nevojat dhe kërkesat e të rinjve të komunës së Deçanit. Po ashtu do të investojmë në dy terrene sportive, njërën në fshatin Izniq e njërën Shaptej. Dhe ajo që është po ashtu e rëndësishme e këtyre memorandumeve të nënshkruara, është edhe finalizimi i projektit të palestrës”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat