Batalioni Atlantiku viziton Junikun!

Kosova

Batalioni Atlantiku viziton Junikun!

Nga: Beqir Sina Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:02
Batalioni Atlantiku

Ne diten e trete te vizites (e Merkur më 18 prill 2019), për vizitë në komunën e Junikut qendroi delegacioni i Batalionit Atlantiku, i cili eshte i përbërë nga ish-vullnetarë të Batalionit, anëtarë të fondit “Vendlindja Thërret”, për SHBA, dhe Kanada.

Se bashku me Batalionin Atlantiku jane edhe Gjeneral Skender Doci, veprimtarë të respektuar të komunitetit shqiptar në SHBA, keshilltari i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetari i organizates Rrenjet Shqiptare, Marko Kepi, Ibrahim Qoku, e tjere, njofton Bota sot.

Me këtë rast, gjatë vizites se Komunes se Junikut, Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi me stafin e tij dhe qytetarët e Junikut dhe zyrtarët e lartë komunalë i bene nje pritje madheshtore Shqiptaro - Amerikaneve te UCK-es, pjestarve te Batalionit Atlantiku.

Image

Komnadat Gani Shehu, dhe Uk Lushi jane nga Juniku, dhe si thane ata nuk kane perjetuar ndonjeher emocione te tilla ne vendlindjen e tyre, duke u takur se bashku me bashkeluftetaret qe luftuan ne kete zone deri ne Koshare.

Anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan"Atlantiku" vizituan vendlindjen e komandantit të tyre z.Gani Shehu dhe bashkëluftëtarit z.Ukë Lushi, duke bere homazhe pranë lapidarit të Heroit Edmond Hoxha, dhe nderuan vepren e tij, e dëshmorëve dhe martirëve të luftës së fundit, duke u vlersuar lartë edhe kontributi i Junikut si vatër në sherbim të mobilizimit dhe përgaditjeve të luftës së fundit për liri.

Bajram Maloku qytetar i Junikut, shkruajti ne llogarin e tij ne rrjetin social Facebook : "Lavdi Heroive, Respekt bashkëluftetarve ! Respekt i nderuar Gani Shehu me shokë!

Image

Per te pritur luftetaret nga Amerika - delegacionine Batalionit Atlantiku ne qender te qytetit kishte dale edhe sozia e Prisedentit Donald Trump -Dr. Ismet Habibi nga Juniku, i cili ka qene edhe nje perballje me Presidentin Hashim Thaqi ne kandidaturen e tij per President te Kosoves, i cili ka shkruar ne llogarine e tij ne Facebook : " “Band of Brothers” Bataljoni Atlantiku sot edhe në Junik duke festu 20 vjetorin! Ishte nder dhe kenaqesi te ju takoi sot me Bataljonin Atlantiku ne Junik miku im i madh Z. Uk Lushi. Respekte dhe nderime per gjithe Ju Luftetaret e Lirise. Rnofshi me Ameriken liridasheshe dhe demokratike- me ju bashk dhe pergjithmone me Ameriken e dashur!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat