Gashi: Edhe për ushtri ka pasur rrezik të njëjtë si tash nga Serbia

Kosova

Gashi: Edhe për ushtri ka pasur rrezik të njëjtë si tash nga Serbia

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:29
Arben Gashi

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, në emisionin Pressing, ka folur për dy idetë më të përmendura rreth zgjidhjes së problemit mes Kosovës e Serbisë.

Sipas deputetit Gashi, ideja e promovuar nga presidenti Thaçi për ndryshim kufijsh është tejet e rrezikshme, mirëpo njëjtë ai e sheh edhe idenë që është përfolur së fundmi, e që është autonomia e Serbisë në disa pjesë brenda Kosovës.

“Autonomia substanciale është rrezik permanent brenda Kosovës. Sepse do të ketë brenda vetës Serbinë”, ka thënë Gashi.

Ai thotë se situata e tanishme e krijuar kur po përmenden ide për marrëveshjen me Serbinë ishte krijuar edhe kur Kosova donte të krijonte ushtrinë me ndryshime kushtetuese.

Sipas Gashit, kur LDK ishte në pushtet, Lista Srpska ka kërkuar që në këmbim të përkrahjes për ushtri, të zgjaste mandatet e deputetëve serbë.

“Nga pala serbe është kërkuar që t’i vazhdohet mandati i vendeve për Listës Srpska në mënyrë që të përkrahte ushtrinë. Ne si LDK kemi refuzuar dhe kjo ka qenë njëra nga veprimet më patriotike që ka bërë LDK’ja”, ka thënë deputeti i LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat