SBASHK i vendosur: Nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave - Bota Sot
SBASHK i vendosur: Nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

Kosova

SBASHK i vendosur: Nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Sinidkata e Arsimit njofton se përkundër disa ‘kërcënimeve’ të disa drejtorëve të Drejtorive të Arsimit mësimi nuk do të mbahet as të shtunave e as kur është ditë feste.

“SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute  e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata.  Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët  e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit  të kësaj sindikate, pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut  dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve  duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se  nëse Parlamenti  voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë  në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet  ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur  në grevë.

“Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë  me shantazhe, shpifje dhe  deklarata  plot gënjeshtra  është  presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë  javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin  mes dy palëve.  Të  kërkohet të punohet të shtunave,  pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë.  Drejtorë kujdes  se këto janë shke lje shumë  të rënda”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...