Haradinaj: Sali Çekaj e bënë edhe më të veçantë betejën e Koshares

Kosova

Haradinaj: Sali Çekaj e bënë edhe më të veçantë betejën e Koshares

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:04
Ramush Haradinaj

Në ditën e Veteranëve të Koshares, dhe rënies së heroit Sali Çekaj, në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore.

U vlerësua se rendësia e Epopesë së Koshares është historike. Madje u cilëua si një nga momentet vendimtare të rrugës për liri dhe se rënia heroike e Sali Çekajt e bën edhe më të veçantë luftën e Koshares.

Djali i heroit, Sali Çekaj,  Hyseni  thotë se në familjen e tyre 19 prilli është ditë mërzie. Ai ka shprehur skeptizicizmin nëse amaneti i të rënëve për liri 20 vjet pas përfundimit të luftës është duke shkuar në vend.

Çekaj: A thua si kishte për të vlerësuar Kosovën e sotit pas 20 viteve?

“A thua si kishte për të vlerësuar Kosovën e sotit pas 20 viteve. Fati i keq nuk ja mundësoi  t’i kryej synimet e tij për këtë vend, dhe rrugëtimi i tij përfundoi tepër herët. Por, ne a ishim në gjendje që ta vazhdojmë rrugën e tij dhe të bashkëluftëtarëve e tij që ta çojmë në vend amanetin e tyre? Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjem unë. Por, mendoj që secili prej nesh duhet të ketë detyrim ditor t’ia shtroj vetës. Vetëm një e di, për ne si familjar dita e 19 prillit fillon çdo vit me mërzi, me kujtime, me rikujtime”, tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat