KESCO shkyç ujësjellësin rajonal nga rrjeti le pa ujë të gjithë Mitrovicën përfshirë veriun dhe Skenderajn - Bota Sot
KESCO shkyç ujësjellësin rajonal nga rrjeti le pa ujë të gjithë Mitrovicën përfshirë veriun dhe Skenderajn

Kosova

KESCO shkyç ujësjellësin rajonal nga rrjeti le pa ujë të gjithë Mitrovicën përfshirë veriun dhe Skenderajn

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Të gjithë qytetarët e Mitrovicës nga sot në ora 11.00 kanë mbëtur pa furnizim normal me ujë të pijshëm, si shkak i shkyçjes nga rrjeti i furnizimit me rrymë nga KESCO për shkak të mos shlyerjes së borxheve të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë e ditur nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” përmes një njoftimi për media, ku thuhet se i gjithë regjioni I Mitrovicës mbetet pa furnizim me ujë të pijes.

Ujësjellësi “Mitrovica” njofton të gjithë konsumatorët e Mitrovicës, Skenderajt si dhe Veriut i Mitrovicës, se sot nga ora 11:00 është ndërprerë prodhimi ne Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol të Mitrovicës, pasi që KESCO ka ndërprerë furnizmin me energji elektrike si pasoj e moskryerjes nga ana jonë e obligimeve financiare ndaj KESCO-s.

Pamundësia e KRU “Mitrovica” për të kryer obligimet ndaj KESCO-s lidhet me borxhin e akumuluar të Veriut të Mitrovicës i cili arrin mbi 13 milionë euro dhe të cilin borxhë tash e njëzet vite nuk po merr përsipër askush për ta paguar, kurse Ujësjellësi ende vazhdon ta furnzioj veriun me ujë të pijes pa asnjë kompensim financiar.

KRU “Mitrovica” ka informuar të gjitha organet relevante qeveritare në lidhje me këtë problem dhe derisa të gjendet një zgjidhje për këtë problem, qytetarët e Mitrovicës, Skenderajt dhe Veriut të Mitrovicës do të mbesin pa ujë të pijes.

Mbesim me shpresë se së shpejti të gjendet në zgjidhje për këtë çështje tepër të ndjeshme si për ne ashtu edhe për konsumatorin tone. Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...