Burrat e kthyer mbrëmë nga Siria janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë

Kosova

Burrat e kthyer mbrëmë nga Siria janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:40
Ilustrim

Mbrëmë në Kosovë janë kthyer disa shtetas të Kosovës të cilët ishin duke qëndruar në zonën e rrezikut në Siri.

Në mesnatë, nën forca të mëdha të sigurisë janë kthyer një numër i kosovarëve e që nuk dihet sa janë saktë.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri pritet që sot të dalë me detaje në lidhje me operacionin për kthimin e tyre.

Sipas burimeve të sigurta,, burrat e kthyer nga Siria mbrëmë janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

Ndërsa sot është raportuar se të kthyerit janë dërguar në fshatin periferik të Prishtinës, Vranidoll në ish-bazën ushtarake

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat