PDK-ja në Skenderaj tejkalon problemet, arrihet një marrëveshje!

Kosova

PDK-ja në Skenderaj tejkalon problemet, arrihet një marrëveshje!

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:33
PDK

Mospajtimet ndërmjet zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj tashmë janë zgjidhur.

Burimet brenda këtij subjekti politik i kanë thënë medias se është arritur një marrëveshje për ndarje të përgjegjësive nga procesi i brendshëm zgjedhor.

“Sot janë tejkaluar problemet në PDK-në e Skenderajt, pas një marrëveshjeje të arritur mes zyrtarëve të partisë, ku për kryetar do të jetë Sami Lushtaku, ndërsa funksionin e nënkryetarit do ta ushtrojnë Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu“, thonë burimet e njëjta brenda PDK-së.

Deri tek ky vendim, PDK-në e Skenderajt e ka dërguar acarimi i situatës ndërmjet anëtarëve të këtij subjekti politik që ndodhi në javën e kaluar në Klinë të Eperme, ku për shkas edhe u anulua procesi i zgjedhjes së përfaqësuesit të fshatit nga radhët e kësaj partie.

Ndryshe, Komunën e Skenderajt aktualisht e drejton Bekim Jashari, që zgjedhjet e fundit i kishte fituar si kandidat i pavarur. Ai ishte mbështetur edhe nga zyrtarët e PDK-së në garën për kryetar, pasi që ky subjket politik kishte vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje, në shenjë respekti për familjen Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat