Moti për këtë javë

Kosova

Moti për këtë javë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 06:00
Ilustrim

Të martën, më freskët, me erë dhe shi. Nga e mërkura më ngrohtë dhe kryesisht me diell.

21.04.2019 - Java në vijim do të karakterizohet kryesisht me mot të ngrohtë dhe me diell, si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që ndodhen mbi Europën lindore, si dhe masave të ngrohta ajrore që po depërtojnë nga Afrika veriore.
Një ciklon nga Atlantiku që po depërton në Mesdheun perëndimor, nga e hëna në mbrëmje dhe të martën, do të sjell mbi vendin tonë vransira, erëra të fuqishme jugore dhe reshje shiu, ndërkohë nga verilindja e kontinentit një depresion me masa të ftohta ajrore do të kalojë nga rajoni duke zbritur lehtë temperaturat ditën e martë.
Nga dita e mërkurë sërish priten rritje të temperaturave, ku maksimalet mund të arrijnë edhe deri në 25C.

Me shtrirjen e ciklonit mbi Mesdheun perëndimor, parashikohen që nga shkretëtirat e Afrikës veriore të depërtojnë edhe koncentrime të pluhurit saharian, e që do të arrijnë edhe mbi rajonin tonë, që mund të ndikojë në përkeqësim të cilësisë së ajrit ku vlerat mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme, nga dita e martë dhe mërkurë.

22.04 - Ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen. Më vonë priten edhe reshje të dobëta shiu.
23.04 - Herët në mëngjes shi. Ditën më freskët dhe me erë, kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
24.04-25.04 - Ngrohtë, kryesisht me diell. Të enjtën gjatë ditës pjesërisht vranët, me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
26.04 - Ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të rriten nga 3C deri në 9C, e maksimalet nga 20C deri në 25C, vetëm ditën e martë pritet të zbresin deri në 15C.
Do të fryj erë mesatare kryesisht nga juglindja 4-10m/s, e ditën e martë e fuqishme 7-14m/s, me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por më pas do të shënojë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat