Studentët: Bordi i UP-së është shndërruar në bord partiak

Kosova

Studentët: Bordi i UP-së është shndërruar në bord partiak

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:37
Studentët: Bordi i UP-së është shndërruar në bord partiak

Organizata Studentore 'Reforma' sot ka organizuar një aksion simbolik në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Edison Bibaj, nga kjo organizatë tha se studentët nuk dëshirojnë që edhe Universiteti i Prishtinës të bëhet si Telekomi ku partitë politike kanë  punësuar  familjarë dhe militantë partiakë.

“Bordi drejtues i UP-së nuk përfaqëson interesat e Universitetit, por më shumë i përshtatet interesave të partive, dhe është shndërruar në bord partiak. Vërehet qartë që ky bord shumë lehtë bie pre  e presioneve partiake, të cilat ndikojnë në marrjen e vendimeve karshi interesave të tyre", tha  Bibaj.

Studentët kanë shprehur  pakënaqësi edhe për  vendimin që për të aplikuar për master duhet të kenë të dijnë  një gjuhë të huajë. Të njëjtit kanë paralajmëruar se që nga nesër do organizojnë edhe protesta për të kundërshtuar ndërhyrje në Parlamentin Studentor dhe gjendjen në UP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat