Sylë Tahirsylaj tregon nëse “Pluhuri Saharian” do ta prekë Kosovën - Bota Sot
Sylë Tahirsylaj tregon nëse “Pluhuri Saharian” do ta prekë Kosovën

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon nëse “Pluhuri Saharian” do ta prekë Kosovën

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një pjesë e madhe e Evropës pritët të jetë në telashe nga e marta.

Kontinentin e vjetër sipas paralajmërimeve do ta kaplojnë një shi i rrëmbyeshëm që vije nga Saharaja.

Në të vërtetë, sasi e madhe e pluhurit nga shkretëtira e Saharës, e cila vjen së bashku me shiun, tashmë ka mbuluar Evropën Perëndimore si dhe Mediteranin perëndimor, lu më pas do të vazhdojë drejt veriut.

Një pjesë e madhe e ka mbuluar Spanjën dhe Francën, ndërsa ky pluhur tashmë ka përfshirë edhe Kroacinë.

Me këtë rast u paralajmërua se edhe Kosova do të preket nga “pluhuri saharian”.

Media ka kontaktuar Sylë Tahirsylajn, i cili nepërmjet telefonit tha se “Serbia do të përfshihet më shumë nga kjo gjendje atmosferike dhe se nuk duhet shqetësuar se Kosova nuk do të përfshihet nga “Pluhuri Saharian”.

”Pluhuri Saharian do të arrijë deri në Suboticë të Serbisë, por vendi ynë nuk do të preket nga kjo masë atmosferike. Mund të ketë të reshura të shiut. Temperatura makasimale gjatë javës do të arrijë deri në 25 gradë Celsius”, tha Tahirsylaj.

Ky pluhur nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe nuk ka pasoja serioze. Por nëse bie shi, siç edhe paralajmerohet do të keni probleme me ndotjen e veturave dhe rrobave që nxirren për t’u tharë jashtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...