Flet punëkryesi i objektit që u shemb në Fushë-Kosovë

Kosova

Flet punëkryesi i objektit që u shemb në Fushë-Kosovë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një objekt që ishte në ndërtim e sipër në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë është shembur në mbrëmjen e së hënës.

Pos dëmeve materiale, nuk ka pasur njerëz të lënduar, ka konfirmuar Policia.

Pas ngjarjes është deklaruar një përfaqësues i kompanisë “Konstruksioni”, i cili deklaroi se nuk e di pse u shemb objekti.

“Nuk i dimë shkaqet që kanë çuar deri tek shembja, kemi qenë duke punuar dhe është dëgjuar një krismë dhe është shembur një pjesë e objektit”, ka thënë ai.

“Për shkak të madhësisë së pllakës jemi detyruar të punojmë pas orarit sot dhe kemi kërkuar beton për ta përfunduar punën sot”.

Përfaqësuesi i kompanisë deklaroi se nesër do të vazhdojnë me riparim të objektit.

Lajmi i fundit: Shembet një objekt në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një objekt është shembur në Fushë-Kosovë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës.

Ngjarjet e rënda po vazhdojnë këtë të hënë në Kosovë.

Pas dhjetëra rasteve të raportuara, mes tyre edhe tragjedi me vrasje të trefishtë si dhe shembja e objektit në Mitrovicë, një tjetër rast ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Një objekt raportohet se është shembur atje, ndërsa në fotografitë e siguruara, aty shihen policia, ambulanca e zjarrfikësit.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Elez Berisha”, në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, “është shembur një pllakë nga një ndërtesë, e cila është në ndërtim e sipër”.

Policia ka bërë të ditur se “përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar”.

Image

***

Një objekt i cili ishte duke u ndërtuar është shembur në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave.

Sipas punëtorëve të cilët ishin duke punuar edhe natën shtyllat e betonit janë rrëzuar, mirëpo nuk ka persona të lënduar, shkaqet që quan deri te shembja ende nuk dihen.

Objekti ishte duke u ndërtuar për t’u bërë qendër tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat