Deputeti Dreshaj thotë se këto perime i kushtuan 78 euro: Për keqardhje që ende marketet funksionojnë pa kuponë fiskalë

Kosova

Deputeti Dreshaj thotë se këto perime i kushtuan 78 euro: Për keqardhje që ende marketet funksionojnë pa kuponë fiskalë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:17
Perimet

Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kaq vite pas luftës në Kosovë, është për keqardhje që ende marketet funksionojnë pa kuponë fiskalë.

Ai ka shfaqur indinjatën e tij për disa perime të blera nga një shitës ambulant, të cilat sipas tij i kushtuar 78 euro.

”Besoni apo jo, këto perime të blera sot në Pejë, tek një shitës ambulant më kanë kushtuar plot 78 euro.

Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi.

E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë.

I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti”, shkruan Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat