Flet punëkryesi i objektit që u shemb në Fushë-Kosovë

Kosova

Flet punëkryesi i objektit që u shemb në Fushë-Kosovë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 00:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një objekt që ishte në ndërtim e sipër në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë është shembur në mbrëmjen e së hënës.

Pos dëmeve materiale, nuk ka pasur njerëz të lënduar, ka konfirmuar Policia.

Pas ngjarjes është deklaruar një përfaqësues i kompanisë “Konstruksioni”, i cili deklaroi se nuk e di pse u shemb objekti.

“Nuk i dimë shkaqet që kanë çuar deri tek shembja, kemi qenë duke punuar dhe është dëgjuar një krismë dhe është shembur një pjesë e objektit”, ka thënë ai.

“Për shkak të madhësisë së pllakës jemi detyruar të punojmë pas orarit sot dhe kemi kërkuar beton për ta përfunduar punën sot”.

Përfaqësuesi i kompanisë deklaroi se nesër do të vazhdojnë me riparim të objektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat