Rahoveci vazhdon aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Kosova

Rahoveci vazhdon aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:19
Foto

Në prani të kryetarit të komunës, Smajl Latifit, nënkryetarit Fatmir Iska, drejtor të drejtorive komunale dhe nxënëseve në oborrin e komunës së Rahovecit, kanë vazhduar edhe sot aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Kryetari Latifi pas fillimit simbolik të këtij aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, tha se dje ishte Dita Ndërkombëtare e Tokës dhe kjo është mundësi e artë për të vazhduar kontributin tonë në mbrojtje të mjedisit ku ne jetojmë.

“Aksionet si ky, do të vazhdojnë, deponitë ilegale po hiqen, uroj që kjo ditë të na shërbej edhe për edukim, ndërgjegjësim për vetëdijesim që ta mbrojmë dhe ta pasurojmë me hapësira të gjelbëruara mjedisin ku jetojmë”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat