Matoshi: Gjoba për ndotësit e mjedisit - Bota Sot
Matoshi: Gjoba për ndotësit e mjedisit

Kosova

Matoshi: Gjoba për ndotësit e mjedisit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:55
Fatmir Matoshi

Me rastin e Ditës Botërore të Tokës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kërkoi implementimin e legjislacionit mjedisor, duke paralajmëruar gjoba për të gjithë ndotësit e ambientit, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi sa më të pastër për qytetarët.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se Kosova ka shumë punë për të bërë sa i përket gjendjes së mjedisit, duke paralajmëruar se ministria që ai udhëheq do të kërkojë mbështetje nga institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare për përmirësimin sa më të shpejtë të kësaj gjendje mjedisore.

Udhëheqësja e OJQ “GAC”, Merlina Muçaj, kërkoi më tepër bashkëpunim më të gjerë të të gjithë akterëve duke filluar nga niveli më i lartë e deri tek individi,  në mënyrë që të kemi rezultate të prekshme dhe të përmirësojmë këtë gjendje të keqe mjedisore, e cila ka kapluar vendin.

Fjalë rasti në shënimin e kësaj dite mori edhe udhëheqësi i qendrës “Pylli i Ariut”, Afrim Mahmuti, i cili falënderoi  Ministrinë e Mjedisit dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi dhe i vlerësoi lart aktivitetet e ndërmarra me rastin e shënimit te kësaj dite.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, janë mbjellë drunjë dhe pisha nga ministri Matoshi dhe pjesëmarrësit tjerë, në hapësirën e pyllit të arinjve si dhe janë dhënë mirënjohje për shkollat pjesëmarrëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...