Turqia do të vazhdojë ndihmën për Kosovën - Bota Sot
Turqia do të vazhdojë ndihmën për Kosovën

Kosova

Turqia do të vazhdojë ndihmën për Kosovën

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:15
Pamje nga takimi

Shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, ambasadorin Faruk Kaymakci, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe për ndihmën e Turqisë në proceset e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai me këtë rast ka marrë premtimin nga zëvendësministri Kaymakci se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon.

“Turqia është njëra nga partneret kyçe të Kosovës, andaj edhe i kërkova zëvendësministrit Kaymakci që ndihma turke për Kosovën të vazhdojë edhe më tutje. Po ashtu, zëvendësministrin Kaymakci e njoftova se pala kosovare është në përmbyllje të procedurave për funksionalizimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët”, shkruan Pacolli në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...