“Fajtori më i madh është Kuvendi”, familjari akuzon shteti për vdekjen e 28-vjeçarit - Bota Sot
“Fajtori më i madh është Kuvendi”, familjari akuzon shteti për vdekjen e 28-vjeçarit

Kosova

“Fajtori më i madh është Kuvendi”, familjari akuzon shteti për vdekjen e 28-vjeçarit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lavdim Behrami, familjar i 28 vjeçarit, Visar Behrami, që humbi jetën mbrëmë derisa po punonte, ka fajësuar institucionet të cilat nuk nxjerrin ligje të duhura për punëtorët fizik.

“Visari është njëra ndër viktimat e kushteve jonormale të trajtimit të punëtorëve dhe ligjeve që cilat krijohen nga pushtetarët”, ka thënë Lavdim Behrami. “Apelojmë të shteti që të krijojë kushte të mirëfillta pune dhe të drejtat e punëtorëve të ngritën sipas standardeve. Shteti duhet të krijojë kushte më të mira. Visari Zoti ia ka caktuar të mos jetojë më – vdekja nuk ndalet, por kushtet duhet të krijohen”.

E fajtor për gjendjen e keqe në sektorin e ndërtimtarisë por edhe në fushat tjera, sipas Lavdim Behramit qendër është Kuvendi i Kosovës.

“Fajtor më i madh është Parlamenti sepse aty bëhen ligjet dhe aty burojnë rrugët e fatkeqësive”, ka thënë Behrami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...