Nesër mot me diell - Bota Sot
Nesër mot me diell

Kosova

Nesër mot me diell

Më: 23 prill 2019 Në ora: 23:03
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte. Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike, sërish do të regjistroj vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...