Shënohet Java e imunizimit në Kosovë

Kosova

Shënohet Java e imunizimit në Kosovë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Sikur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë shënohet Java e imunizimit, me qëllim të parandalimit të rishfaqjes së sëmundjeve ngjitëse, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë.

Java Botërore e Imunizimit (24 -30 prill) në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim.

Vaksinimi në shkallë prej mbi 95% të fëmijëve në Kosovë, flet për një sukses të përbashkët të MSh-së, IKSHKP-së, UNICEF-it, OBSH-së, si dhe profesionistëve shëndetësor e prindërve kosovarë, thuhet nën jë komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 539. 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalendari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350.000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se vaksinimi është mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit, dhe njëherësh u bën apel prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre për të mbrojtur shëndetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat