Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, që përveç tjerash liron të gjithë qytetarët nga shpenzimet e domosdoshme për rastet mortore, pëcjellë "Bota Sot".
Ai përmes facebook, ka dhënë edhe një sqarim, rreth vendimit të qeverisjes sime, meqë ka pas debat, nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame.
Vendimi që kemi marrë nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë.
Postimi i plotë:
Kemi arritur të përmbyllin edhe fazën e fundit, për të nisur nga sot zbatimin e vendimit për mbulimin e shpenzimit të varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve përcjellëse fetare për qytetarët e komunës së Skenderajt.
Me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, që përveç tjerash liron të gjithë qytetarët nga shpenzimet e domosdoshme për rastet mortore.
Edhe një sqarim rreth vendimit të qeverisjes sime, meqë ka pas debat, nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame.
Vendimi që kemi marrë nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë.