Dy dekada nga vdekja e pesë fëmijëve në Kaçanik, prindërit rrëfejnë si i gjetën fëmijët pas shpërthimit të madh

Kosova

Dy dekada nga vdekja e pesë fëmijëve në Kaçanik, prindërit rrëfejnë si i gjetën fëmijët pas shpërthimit të madh

Më: 24 prill 2019 Në ora: 19:15
Në Koxhaj të Kaçanikut

Në Koxhaj të Kaçanikut, dy dekada më parë, humbën jetën 5 fëmijë dhe dy të tjerë u plagosën, nga një mjet shpërthyes që forcat serbe e lanë në këtë fshat. Isak Koxha, kujton momentet se si i vdiq i biri i tij 15 vjeçar në duart e tij, pa pasur mundësi të bëjë diçka për të.

Janë nisur drejt varrezave. E në duar mbajnë fotografitë e 5 fëmijëve që humbën jetën në pranverën e vitit 1999.  Krisma e madhe e mjetit shpërthyes  edhe pas 20 vitesh, qëndron në kokat e familjareve të fshatit Koxhaj të komunës së Kaçanikut.

Isak Koxha, kujton momentet se si e gjeti të birin 15 vjeçar pas shpërthimit, i cili më pas ndërroi jetë në duart e tij.

“Kam dalë në vendin e ngjarjes dhe kam gjetur djalin tim. Vetëm frymën e fundit që e ka pasur pasi kokën e kishte shumë të dëmtuar. Të pestit më pas i kemi rendit në odën time”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Isak Koxha.

Ndërsa, Bekim Koxha i cili  ishte duke luftuar në momentin kur kishte ndodhur shpërthimi, tregon se si e kishte mësuar që atë ditë kishte humbur jetën edhe  djali i tij 3 vjeçar.

“Duke ardhur rrugës te varrezat e kuptova se diçka ka ndodhur pasi më kanë thirrur. Kur erdha këtu të varrezat e pashë që kishin shkruar emrat e fëmijëve në kunja të varreve”, tha Bekim Koxha, përcjell Telegrafi.

Varrimi i viktimave ishte bërë menjëherë, pasi sipas familjarëve, forcat serbe në atë kohë  i merrnin trupat dhe nuk i kthenin më.

“Okupatori serb kishte qëllimin që të na i merr kufomat dhe t’i dërgoj në Prishtinë apo në ndonjë vend tjetër. Kishte tentime të ndryshme të fshihen krimet”, deklaroi më tej Isak Koxha.

Në 24 marsin e para dy dekadave, shtatë fëmijë ranë në kontakt me një mjet shpërthyes në këtë fshat. Ai la të vdekur 5 nga fëmijët, ndërsa dy tjerë mbetën të plagosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat