Banorët protestojnë për rrugë, arrestohen 6 persona

Kosova

Banorët protestojnë për rrugë, arrestohen 6 persona

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:06
Foto

Policia e rajonit të Ferizajt njofton se sot rreth orës 10:00, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, në afërsi të autostradës “Arbën Xhaferi", në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e një rruge alternative, kanë protestuar rreth 30 persona – kryesisht banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar punimet e kompanisë “Bechtell & Enka”.

Sipas Policisë në lokacionin e lartpërmendur kanë dalë  zyrtarët policor të  Kaçanikut të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.                                                                                                                                

Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat.

Me këtë rast, policia i ka arrestuar dhe sjellur në stacionin policor gjashtë persona të cilët nuk i kishin zbatuar urdhrat e ligjshëm.                             

 Lidhur me këtë,  është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ua ka shqiptuar gjobat mandatare (tiketë) të gjashtë personave dhe të njëjtit janë liruar.     

Bëhet e ditur se protestuesit  tjerë janë shpërndarë dhe se  punimet në autostradë kanë vazhduar pa ndonjë pengesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat