Tahiri: Në Kosovë pak gra gëzojnë të drejtën në pronë - Bota Sot
Tahiri: Në Kosovë pak gra gëzojnë të drejtën në pronë

Kosova

Tahiri: Në Kosovë pak gra gëzojnë të drejtën në pronë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:22
Foto

Tahiri tha se Kosova është e përkushtuar që tu krijoj mundësi të barabarta grave dhe burrave në të drejtat pronësore.

Ai tha se me miratimin e ligjeve qe kanë të bëjnë me të drejtën pronësore, Kosova ka arritur një sukses të madh.

“Për plotësim ndryshim për 18 ligje e kemi përmbyllur me sukses miratimin e ligjeve që lidhen me të drejtat pronësore”, tha Tahiri.

Ai tha se në Kosovë ka pak gra të cilat gëzojnë të drejtën në pronë, por Qeveria është përkushtuar që tu  krijoj lehtësira.

“Deri në 2018 ka një numër të vogël që gruaja trashëgon pronë dhe me ndryshimet që kemi bërë si Qeveri sot kemi arrit me kriju një situatë që fuqizon gruan në trashëgimi. Miratimi i ligjeve që ndërlidhen me profesione të lira si notari që lidhen me planin e veprimit të strategjisë kombëtare për drejta pronsore”, tha ai.

Tahiri tha se duke u qartësuar statusi juridik i pronës publike ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheq investime të huaja nga jashtë.

“Ne kemi obligime që dy vitet e ardhshme të kemi një agjendë të qartë që do ndihmoj zhvillimin ekomomik të vendit duke qartësuar statusin juridik të pronës publike dhe duke krijuar ambient të mirë për investime në Kosovë, është fushë që prek shumë dimensione”, shtoi Tahiri ,raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno, tha se pa zbatimin e ligjeve nuk mund të ketë ndryshime. Ajo tha se duhet të ketë zbatim të ligjeve e sidomos në nivelin lokal.

“Strategjia nuk prodhon rezultate vetvetiu e as ligjet vetvetiu pa marr parasysh se sa janë të përkryera, përkushtimi i juaj duhet të rritet dhe për këtë jemi mbledhur, zbatimi transparent i ligjit është me rëndësi dhe kjo duhet të ndodh e sidomos në nivelin lokal”, tha Magno.

Ajo tha se Komiteti Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore duhet tu siguroj të gjithëve për të drejtat pronësore, e sidomos gjininë femërore.

“Komisioni duhet të siguroj që qasja në të drejta pronësore është i sigurt e sidomos për gratë, qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në të drejtat pronësore”, tha ajo.

Magno tha se pronat duhet të përdoren dhe të jenë më produktive në Kosovë pasi që kjo mundëson tërheqjen e investimeve dhe u krijon atyre kushte të mira për investim.

“Një pjesë e madhe e pronave në Kosovë nuk përdoren në mënyrë produktive dhe kjo paraqet mundësi të humbur dhe i dekurajon ata që janë të interesuar për të investuar në Kosovë. Kërkoj nga komisioni me mbështet ligjin mbi kadastrën dhe të kaloj në Kuvend pa pengesa, investitorët mbështeten tek ju që të i krijoni kushte të duhura”, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...