Gashi në vizitë zyrtare në SHBA

Kosova

Gashi në vizitë zyrtare në SHBA

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:04
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti Kujtim Gashi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vizitën e tij në SHBA Gashi e ka bërë të ditur nëpërmes rrjetit të tij social Facebook.    

Qëllimi i kësaj vizite të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit në SHBA është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e rinisë e me theks të veçantë në programimin për futjen në funksion të kampit rinor i cili së shpejti pritet të filloj së funksionuari në Kosovë.

“SHBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni”,  ka shkruar Gashi përmes rrjetit  të tij social Facebook.

“ Kosova së shpejti do ta ketë kampin rinor,  i cili do të jetë në funksion dhe në shërbim të gjeneratës së re ka shkruar ministri Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat