Kryetari i Rahovecit: Lajm i mirë

Kosova

Kryetari i Rahovecit: Lajm i mirë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:05
Smajl Latif dhe Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori  vendim për të ndarë 1 milionë euro për dëmet e shkaktuara në bujqësinë e Rahovecit nga breshëri dhe vërshimet.

Ky vendim është përshëndetur nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cii e ka cilësuar si vendim të madh dhe të drejtë.

Latifi është zotuar se do të qëndroj përkrah fermerëve të Rahovecit duke i përkrahur me të gjitha kapacitetet e mundshme për çdo nevojë dhe kërkesë.

Postimi i plotë i Latifit:

Lajm i mirë!

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për të ndarë 1 milionë euro për dëmet e shkaktuara në bujqësinë e Rahovecit nga breshëri dhe vërshimet!

Ky është një vendim i madh dhe i drejtë, pas kërkesave të shumta nga Komuna e Rahovecit dhe zotimeve të qeverisë, andaj e falënderojmë Kryeministrin RAMUSH HARADINAJ dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Uroj fermerët e Rahovecit të cilët do të vazhdojmë t’i përkrahim me të gjitha kapacitetet e do të jemi pranë tyre për çdo nevojë e kërkesë që kanë e që është në të mirën e zhvillimit të bujqësisë në Rahovec!

Do të jemi në krah të fermerëve dhe në mënyrë proaktive do të kërkojmë e punojmë së bashku me Qeverinë tonë dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj që të gjejmë mundësi të reja për dëmshpërblim të bujqëve tanë të dëmtuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat