Gjashtë të lënduar në një aksident në Pestovë të Vushtrrisë

Kosova

Gjashtë të lënduar në një aksident në Pestovë të Vushtrrisë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:30
Foto ilustruese

Gjatë persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur mes dy veturave civile, pranë fshatit Pestovë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në ora 19:00.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 19:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Nga të dhënat e para shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës”, thuhet në njoftimin e Zahitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat